“Isha i lumtur kur pashë mesazhin në telefon”, Bajrami tregon bisedën me Rejën: Mezi po pret që unë të vesh fanellën e Shqipërisë

Nedim Bajrami pritet që të futet menjëherë në formacionin titullar të Shqipërisë. Futbollisti i Empolit ka dhënë një intervistë për “Sport Neës”, atje ku tregoi edhe pak nga biseda me Rejën. Tekniku italian do të bazojë planin e sulmit tek ky futbollist dhe siç e tregon edhe vetë Nedimi, mezi po pret që të vesh fanellën e Shqipërisë.

“Isha shumë i gëzuar kur pashë mesazhin se mund të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. I lumtur që fituam gjyqin dhe mezi pres që të luaj me fanellën e Shqipërisë. Kam pritur në gjithë këtë kohë, kam folur me Rejën dhe stafin e Kombëtares që më thanë të prisja pasi do të rregullonin gjithçka. Ashtu ndodhi dhe për këtë jam i lumtur. Flas gjithmonë me Rejën, mezi po pret edhe ai që të më shohi me fanellën e Shqipërisë”, u shpreh mes të tjerash Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online