VIDEO | Kosova me risi, merr mësim nga incidentet e ndodhura me biletat

Në Kosovë të gjithë kanë besim se skuadra e tyre mund të arrijë të fitojë grupin ën Ligën e Kombeve. “dardanët” janë në vendin e parë dhe e presin në shtëpi Azerbajxhanin, rivalin direkt për kreun në ndeshjen e fundit të grupit.

Sigurisht që tifozët kosovar mezi po e presin këtë ndeshje dhe që tani ka nisur interesimi për të bërë një biletë, megjithatë në dy ndeshjet e para që Kosova ka zhvilluar në shtëpi, shitja e biletave solli në plot kuptimin e fjalës skandal. Edhe pse biletat shiteshin në më shumë se një pikë, tifozët kërkonin me çdo mënyrë që të siguronin një biletë, aq sa u desh ndërhyrja e policisë për të  qetësuar situatën me gaz lot sjellë.
Federata e Kosovës ka nxjerrë mësim nga këto incidente, pasi për ndeshjen e ardhshme ka nxjerrë në shitje biletat online. Në këtë mënyrë do të evitohen radhët e gjata, pasi duke ditur se kapaciteti i arenës “Fadil Vokrri” biletat me shumë mundësi do të shiten të gjithë në pak orë. FFK ka publikuar dhe mënyrën se si do të operohet për të blerë një biletë online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online