Klubi shqiptar bën merkato në Serbi, një ish-lojtar i Partizanit të Beogradit vjen në Superiore

Ekipit të Bylisit i mungon goli këtë sezon dhe jo pak herë trajneri Dovedan ka shprehur pakënaqësitë e tij për këtë pjesë. Kreu i pankinës së ekipit mallakastriot kërkon përforcime në merkato dhe presidenti Kapllanaj duekt se është i gatshëm t’ja plotësojë dëshirën. Sipas “ABC News”, Bylisi ka shënjestruar një lojtar serb për repartin e sulmit.

Nemanja Kojiç është emri që Kapllanaj po punon për ta sjellë në Kategorinë Superiore. Sulmuesi 30-vjeçar ka qenë në të shkuarën pjesë e Partizanit të Beogradit, ku ka fituar edhe titullin kampion. Ndërkohë në karrierën e tij ka provuar edhe fanellën e skuadrave si Gaziantep apo Istanbulspor, ndërsa aventura e fundit ishte me Radniçkin e Nishit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online