VIDEO/ Komike! Arnautoviç kapet keq me lojtarin shqiptar pas golit, Alaba i mbyll gojën me forcë

0

Austria ka marrë një fitore 3-1 në ndeshjen e parë në këtë kampionat Europian, ku përballë kishte Maqedoninë e Veriut. Por tensionet nuk i kanë shpëtuar lojës. Arnautoviç futet në fushën e lojës nga stoli dhe një minutë përpara pëfundimit të kohës së rregullt tund rrjetën për të vulosur fatin e takimit.

Menjëherë pas golit, lojtari austriak bëhet protagonist i një shfaqjeje komike. Arnautoviç shfryn gjithë nervat e tij dhe kapet keq me lojtarin shqiptar, Ezgjan Alioski. Sulmuesi i Austrisë nis menjëherë të dërgojë fjalë në drejtim të kundërshtarëve dhe në veçanti të Alioskit, por është Alaba ai që e sjell në vete dhe i mbyll gojën me forcë. Të njëjtën gjë kanë bërë më pas edhe bashkëlojtarët e tjerë, që janë munduar ta bëjnë të arsyetojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.