VIDEO/ Komenti epik që po shpërndahet në rrjetet sociale: Juxhin Xhaja po trulloset nga pasimet e Vllaznisë

Vllaznia nuk hoqi dorë nga futbolli i bukur edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut. Ekipi shkodran arriti që të fitonte në shifrat 1-0 për ta mbyllur kampionatit në mënyrën të mirë.

Ndeshja u zotërua për pjesën më të madhe të kohës nga skuadra e Brdariç, që nuk hoqi dorë për të dalë në sulm me kombinimet e shumta. Në minutën e 45 të takimit ishin disa pasime radhazi të Vllaznisë dhe Da Silva që i gjente lehtë shokët e skuadrës, pavarësisht presionit të korçarëve.

Në këtë moment ka ardhur edhe komenti epik në “Supersport 3”: “Duket se edhe arbitri Juxhin Xhaja po trulloset nga këto pasimet e Vllaznisë”. Këto fjalë kanë marrë jehonën e madhe në rrjetet sociale për të treguar lojën e bërë nga kjo skuadër në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online