Seria A vazhdon me rastet e diskutueshme në rivalitetin e titullit kampion, që po vendos jo pak fatet e sezonit. Këtë herë është radha e Interit që merr një dorë nga arbitrimi.
Në pasditen e sotme, zikaltërit fituan me shifrat 1-2 ndaj Udinezes. Por goli i dytë i ardhur nga penalltia ka shkaktuar polemika. Pamjet tregojnë qartë se më tepër se 11 metërsh, kishim të bënim me një simulim. /Sport Ekspres/