Barcelona e ka të qartë planin me Rei Manajn, por i mbyllet dera ekipit italian

Barcelona e ka të qartë planin sa i përket Rei Manajt. Futbollisti 23-vjeçar luan ende me të rinjtë e katalanasve, por nuk mund të qëndrojë gjatë me veshjen që nuk i rri përshtat duke parë edhe moshën e kundërshtarëve. Ndërkohë ekipi i parë është i paarritshëm për shumë lojtarë që kanë dëshmuar veten në klube të njohura në Europë, pasi bëhet fjalë për Barcelonën.

E parë në këtë aspekt Manaj rezulton si i tepërt. Dy klube italiane janë duke e vëzhguar sulmuesin e Kombëtares, megjithatë është Peskara më e interesuara. Por kjo e fundit e kërkon Manajn si huazim, ndërsa Barcelona nuk bindet nga ky opsion duke kërkuar shitjen e menjëhershme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online