VIDEO/ Kololli vazhdon të mahnisë, ndëshkon kryesuesit e kampionatit pas driblimit fantastik

Benjamin Kololli vazhdon të mrekullojë në Zvicër. Mesfushori shqiptar ka gjetur serish rrjetën në ndeshjen e sotme, ku ekipi i tij, Zurich, ka shkatërruar me shifrat 0-4 St Gallen. Në minutën e 86 do të ishte pikërisht momenti kur Kololli do të tundte rrjetën e ekipit që momentalisht mban vendin e parë në renditje. Nëse jemi mësuar gjithnjë që futbollistin dardan ta shohim të dhurojë perla nga distanca apo goditjet e dënimit, këtë herë mesfushori ia ka lënë vendin driblimeve.

Një driblim fantastik i dy futbollistëve kundërshtar do e nxirrte Kolollin ballë për ballë me portierin, të cilin e mposhti me gjuajtjen e tij dhe e ndali topin në rrjetë. Zurich merr kështu 3 pikët në këtë transfertë të vështirë, pas së cilës e sheh veten në vendin e 5-të në renditje, vetëm 4 pikë larg zonës europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online