“Të detyruar t’i japin kontratë Egbosë“, Ahmataj skanon Tiranën: Po u vu në shina shkatërron çdo ekip, do bëjë mirë në Europë

Tirana ka gjetur formën që kishte edhe përpara ndërprerjes dhe po shkon e qetë drejt titullit kampion. Një meritë e madhe shkon për trajnerin e Egbo, i cili në 19 ndeshje numëron vetëm 1 humbje. Megjithatë çështja e trajnerit të bardhebluve ka marrë një diskutim të gjerë, ku opinioni sportiv ndahet në dy mendime, rinovimi me nigerianin ose largimi i tij me të mbaruar kampionati.

Një mendim në lidhje me këtë temë e ka dhënë edhe ish-trajneri i bardhebluve këtë sezon, Julian Ahmataj. Në një intervistë për “Fax Sport“, ish-kreu i pankinës së Tiranës  është i qartë në idenë e tij: Klubi duhet të rinovojë me Egbonë. Sipas tij ky i fundit e meriton plotësisht dhe këtë e tregon titulli pranë të cilit është pas 10 vitesh mungesë.

Ndërkohë ka folur edhe për largimin e tij nga skuadra kryeqytetase dhe çfarë nuk funksionoi gjatë drejtimit të tij. Sa i përket të ardhmes Ahmataj zbulon se është në bisedime me një klub në Kosovë dhe ndoshta në të ardhmen mund ta shohim në IPKO Superliga.

“Janë ndeshje të vështira, por bardheblutë e kanë treguar që mund të marrin edhe 18 pikë të plota. Kundrejt çdo kundërshtari mund të marrin pikët maksimale, por duhet përqendrim. Diferenca e pikëve që ka me ndjekësit e tyre i bën që të jenë më të qetë dhe kanë treguar një stabilitet dhe një qetësi edhe kur rezultati nuk ka folur në favor të tyre, loja e tyre nuk ka ndryshuar. Pra ana psikologjike e skuadrës është atje ku duhet. Ndeshja me Kukësin? Ndoshta nuk mund të zgjidhi se kush fiton kampionatin, por është një ndeshje prestigji. Është një ndeshje që i ka të 3-ja rezultatet. Është e paparashikueshme, sepse rivaliteti është shumë i madh.

Tirana është ajo skuadra që të gjithë e njohin dhe që duhet vënë në shina. Në momentin që ajo vihet në shina dhe në eufori e sipër ajo skuadër shkatërron çdo lloj ekipi që i vjen përpara. Tirana është sjellë aty dhe besoj është në rrugën e duhur që mund të përballojë çdo lloj kundërshtari. Edhe në ndeshjet e Europës mendoj që do bëjë shumë mirë.

Egbo? Klubi duhet të flasi me një kontratë të re për trajnerin. Sepse kam dëgjuar nëpër media që nuk flet klubi, nuk e mbron klubi. Klubi është i detyruar t’i japë një kontratë, sepse e meriton moralisht. Është ai që po e shpall Tiranën kampione pas 10 viteve. Këtë lloj kontrate çdo trajner duhet ta meritonte.

Largim im nga Tirana? Gjithmonë te puna e trajnerit është brenda edhe fati. Nuk është se patëm ndonjë problematikë shumë të madhe. Patëm disa probleme siç  ka çdo marrëdhënie pune dhe normalisht çdo skuadër ku të menaxhosh një grup të madh lojtarësh është shumë e vështirë, sidomos në një klub si Tirana. Këto janë problematika që ndodhin në një moment dhe ndoshta nuk ishte momenti i duhur për të vazhduar më tej. Tirana po ecën në rrugën e mbarë dhe mua për këtë më bëhet qejfi. Të gjithë ne që kemi pranuar të shkojmë te Tirana, apo në ndonjë skuadër tjetër, parësore është që skuadra të eci përpara, pastaj gjërat e tjera janë dytësore.

Funksionuam mirë deri në disa momente, por duheshin disa sakrifica më tepër të lojtarëve, që ndoshta s’po aktivizohen për momentin, që ne të kishim vazhdimësi, ndoshta dhe në rrugëtim më të gjatë. Kjo ndodhi pas largimit tim dhe unë nuk kam asgjë me këtë, mjafton që skuadra e ka gjetur rrugën e saj.

E ardhmja? Kam pasur disa bisedime, por nuk ka qenë ndonjë projekt serioz. Pas një pauze të tillë dhe një shkëputje të madhe për shkak të pandemisë skuadrat janë në riorganizim. Në pak javë që ka ekipet nuk kanë ndërmend të ndryshojnë diçka. Kjo as për mua as për skuadrat nuk përputhet momenti për të zhvilluar disa bisedime. Kam bisedime edhe me një skuadër në Kosovë, por kjo mbetet për të ardhmen“, ka deklaruar Ahmataj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online