Benzhamin Kololli ka qenë protagonisti i takimit midis Zyrihut dhe Ksamaksit. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka luajtur rol kyç në fitoren 2 – 1 të skuadrës së tij.
Futbollisti 26-vjeçar barazoi shifrat në 1 – 1 në minutën e 73-të të takimit, ndërsa tre minuta më vonë Kololli dha asistin për golin e dytë të skuadrës së tij.
Ky ishte goli i nëntë për Kolollin gjatë këtij sezoni të Superligës zvicerane. Lojtari polivalent është kthyer në golashënuesin më të mirë të Zyrihut deri më tani.