Liverpuli u përballë ndaj Ajaksit në transfertë dhe arriti të fitonte në shifrat 0-1. Jurgen Klop nuk kishte në këtë ndeshje mbrojtësin dhe lojtarin më të rëndësishëm, Van Dijk. Ky i fundit u dëmtua në derbin me Evertonin dhe do të mungojë gjatë për kampionët e Anglisë.
Rëndësia e madhe që ka holandezi për Liverpulit kuptohet fare qartë me fjalët e Klopit: “Do e presim si bën një grua e mirë kur pret burrin që ka rënë në burg”. Por në fakt me improvizimin e Fabinjos në këtë rol, padyshim që nëse ky lojtar vazhdon me paraqitjet si në mbrëmjen e sotme, mungesa e Van Dijkut nuk do të ndihet shumë.
Fabinjo ishte lojtari më i mirë i Liverpulit ndaj Ajaks, duke qenë një mur i pakalueshëm. Madje nuhatja në ndërhyrjen ndaj Tadiç pasi topi kishte kaluar portierin, ishte me vlerën e një goli dhe një çmenduri më vete. /SportEkspres/
Fabinho vs Ajax.
Incredible. (@LFCComps) pic.twitter.com/CosHqfV7eM
— Watch LFC (@Watch_LFC) October 21, 2020