Vlerësimi i lartë për Berat Gjimshitin, Gasperini e perfeksionoi dhe kjo u vërtetua në “Champions League”

Nga Klaudio Ndreca

Berat Gjimshiti është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Atalantën duke i dhënë më shumë siguri prapavijës së kësaj skuadre. Në ndeshjen e fundit të kampionatit ku mbrojtësi shqiptar nuk luajti nga minuta e parë, ekipi i Bergamos pësoi një numër të lartë golash brenda 45 minuta nga Napoli, si asnjëherë më parë.

Ndërkohë në përballjen e “Champions League” ndaj Midtjylland lojtari i Kombëtares është kthyer me fanellën e titullarit. Në të gjitha mediat italiane ka qenë thuajse i njëjti vlerësim me notën 6.5, duke treguar sigurinë në mbrojtje dhe me ndërhyrjet e kryera.

Por ajo që mund të veçojmë së tepërmi te Gjimshiti është ndryshimi që i ka sjellë Gasperini. Ky i fundit i ka dhënë edhe disa leksione në sezonin e shkuar që Berati i ka përfituar për t’u kthyer më i fortë. Shpeshherë trajneri i Atalantës i ka kërkuar që të dalë në sulm për t’u kthyer në një mbrojtës modern.

Por pasiguria në këtë drejtim ka bërë që Gjimshiti të ulej disa herë në stol, pavarësisht faktit se në mbrojtje ishte i pakalueshëm. Ky ndryshim u pa edhe në ndeshjen me Kombëtaren atje ku mbrojtësi merrte shumë inkursione në sulm dhe me saktësi të madhe. Ashtu ndodhi edhe në përballjen e sotme të Atalantës në “Champions League”, atje ku Gjimshiti gjendet në aksionin e dy golave dhe më saktësisht në golin e tretë shihet teksa pason si të kishte rolin e një sulmuesi të krahut të majtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online