Përmbysja e matematikës/ Humbja e Realit e bën me dhimbje koke, Conte mendon për eliminimin e Interit nga grupi i Champions

A të gëzon humbja e Realit të Madridit? Kjo ishte një nga pyetjet e shtruara për Antonio Conten, teksa gjigandët spanjoll kanë surprizuar duke u mundur në shtëpi nga Shakhtar Donetsk në shifrat 2-3. Duke parë se flitet për dy ekipet që kanë historinë më të madhe në grup mendohej edhe për një festë të vogël të zikaltërve, për të menduar vendin e parë.

Por nga ana tjetër trajneri Conte bënte me të drejtë llogari të tjera. Shakhtar Donetsk ka hedhur kandidaturën e fortë për vendin e dytë dhe ka një eksperiencë të fituar prej vitesh në “Champions League”. Cilësitë në ekip i tregoi edhe në “Santiago Bernabeu” duke shënuar tre gola dhe humbur disa raste të tjera të pastra.

Me llogaritë e bëra përpara këtyre ndeshjeve të luajtura, Conte del me disa pikë mangut në duelin ndaj Shakhtarit. Sigurisht që fitorja e Interit në shtëpi ndaj Mounchengladbach shihej si detyrim, por nuk u grumbullua më shumë se 1 pikë. Nga ana tjetër fitorja e Shakhtarit ndaj Realit e detyron edhe Interin që të përsëris të njëjtat hapa, por do të jetë vërtet shumë e vështirë për zikaltërit që të befasojnë spanjollët në një kohë që këta të fundit janë të etur për pikë. Për këtë arsye Conte u shpreh se nuk është gëzuar aspak nga barazimi i Realit pasi ata e kanë të sigurt vendin e parë në grup. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online