VIDEO/ Klop e mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme, Liverpuli i thotë zyrtarisht “lamtumirë” titullit në Premier League

Nëse menduat se Liverpuli do të fitonte titullin në Premier League dhe lojtarët do t’i jepnin trofeun e fundit Klop para largimit të tij, gabuat. Ekipi i njohur në Angli është ndalur në një tjetër barazim që e largon zyrtarisht nga gara e titullit.

Në ditën e sotme, Liverpul ka barazuar në transfertë me shifrat 2-2 ndaj Ëest Ham. Boëen shënoi golin e parë në të 43, ndërsa Liverpuli e përmbysi rezultatin me golin e Robertson dhe autogolin e Areola.

Në minutën e 77, Antonio vendosi baraspeshën e takimit. Arsenali mban vendin e parë me 77 pikë, Man City vjen i dytë me 76 pikë dhe Liverpuli vjen i treti me 75 pikë. Megjithatë duhet theksuar se Man City ka 2 ndeshje më shumë për të zhvilluar se Liverpuli dhe Arsenali ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar se Liverpul, që nënkupton mbylljen e ëndrrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/