Fitorja e Interit në derbi me Milanin gëzon Silvinjon, ja pse ishte një lajm i mirë për Shqipërinë para EURO24

Interi e ka fituar titullin kampion në derbin kundër Milanit. Një sukses që shijon shumë për zikaltërit pasi erdhi në ndeshjen kundër rivalëve të përjetshëm, para fytyrës së tyre. Por kjo arritje e ekipit të Inzaghit gëzon jo vetëm interistët, por edhe Silvinjon.

Mediat italiane raportojnë se tani Kristjan Asllani do t’i nis ndeshjet e mbetura nga minuta e parë. Pasi Interi është shpallur kampion, mesfushori do të marrë më shumë minuta dhe kështu do të jetë në formën e tij maksimale para EURO24. Shumë më ndryshe do të ishte situata nëse Interit do t’i duheshin ende pikë për t’u shpallur kampion pasi Asllani ka konkurrencën e ashpër me Calhanoglu, një nga mesfushorët më të mirë në botë aktualisht. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/