Klaudio Markizio ka nisur aventurën e re me ekipin rus të Zenitit. Mesfushori 32-vjeçar la Juventusin pas një jete me bardhezinjtë dhe tashmë është gati për të ndihmuar Zenitin të fitojë Championsin dhe të bëjë mirë në Europë.
Afrimi i italianit në ekip ka rritur entuziazmin e tifozërisë së klubit rus, ndërsa nuk ka munguar dhe prezantimi mes shokëve të rinj të skuadrës. Një ritual i njohur, kur të gjithë ndahen në dy anë dhe lojtari më i ri duhet të futet në mes, duke “përballuar” goditjet e të gjithë lojtarëve.
Markizio nuk i ka shpëtuar diçkaje të tillë, që ka sjellë ilaritet mes skuadrës së Zenitit. Ndonjë goditje e tepërt, por ky është rregulli dhe italiani nuk mund të bënte ndryshe.
Welcome, @ClaMarchisio8! pic.twitter.com/xmjzXvDNus
— ?? «?????»? (@zenit_spb) September 14, 2018