VIDEO/ “Klasikja” e Gjermanisë fal vetëm spektakël, Bajerni i Mynihur triumfon mes 5 golave

Përballja më e zjarrtë e ditës së sotme është luajtur në Gjermani, aty ku ka zënë vend “Klasikja“ e futbollit. Dy rivalë si Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih janë përmballur me njëri-tjetrin, duke falur vetëm spektakël në fushën e lojës. Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 45-të nga Marko Rojs, por vetëm 4 minuta më vonë, pak para vërshëllimës së arbitrit për përfundimin e pjesës së parë, Alaba realizon një supergol nga një skemë jo e zakontë për goditje dënimi.

Por golat nuk kanë munguar as në pjesën e dytë të lojës. Sulmuesi si Levandovski apo Haland kurrsesi nuk mund t’ia falnin vetes të mos linin shenjën e tyre në një duel të tillë. Polaku përmbys shifrat në favor të Bajernit me një gjuajtje me kokë brenda zone, ndërsa më pas Leroi Sane thellon shifrat në 1-3.

Haland ngushton shifrat në të 83-tën, duke ndezur për një moment shpresat për një barazim të mundshëm, por pa pasur sukses. Bajerni fiton kështu mes 5 golave një nga sfidat më të rëndësishme në kampionat, duke treguar ambicien e qartë për titullin kampion edhe këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/wilnoticias/status/1325155148277149698

https://twitter.com/Footballgoal20/status/1325147512559161349

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online