“Bla, bla, bla”/ Sokol Cikalleshi në versionin e ri, mundin Fenerbahçen në kampionat

Koniaspor ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ditën e sotme, ndërsa vlera shtohet edhe më tepër kur skuadra që kanë mundur është një emër i madh si Fenerbahçe. Në Stamboll takimi ka përfunduar në shifrat 0-2 dhe kjo ka kaluar në delir ekipin e Koniasporit. Këta të fundit kanë postuar edhe një video në faqen e tyre zyrtare, ku ironizojnë kundërshtarët teksa në këngën e shpërndarë theksohen fjalët: “Ajo çfarë thonë është vetëm bla, bla, bla“.

Ndërkohë titullar ka qenë në këtë takim edhe sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi. Futbollisti i Kombëtares këtë herë vjen në një version të ri, teksa ka lënë majën e sulmit ku zakonisht e ka vendin e tij në fushë. Cikalleshi njihet për presingun e vazhdueshëm te mbrojtësat kundërshtar dhe aftësinë për të shtyrë ekipin përpara, ndërsa goli nuk është diçka që e feston shpesh. Të gjitha këto kanë shtyrë trajnerin që ta hedhë në fushë në një pozicion të ri, më të tërhequr dhe në krah./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online