VIDEO/ Klas edhe në moshën 38 vjeç, Ibra me pasim spektakolar që të bën të dashurosh futbollin

Ka 38 vite mbi supe, por bashkë me to edhe një klas që duket se nuk shuhet kurrë. Ibrahimoviç është kthyer të bëjë “Ibran” te Milani, ku ka dhuruar për të gjithë tifozët spektakël në fushën e lojës. Fillimisht fiton një penallti në zonë kundër Kaljarit, të cilën e konverton në gol në minutën e 7 të takimit.

Por kur shohim pasimin spektakolar të dhënë më vonë, goli kalon në plan të dytë. Sulmuesi suedez shpik një pasim në llojin e tij, teksa ngre topin në ajër dhe prej një lartësie të tillë e godet me pjesën anësore të këmbës, duke shërbyer shokun e skuadrës që e priste në krahë. Një veprim magjik ky, nga ata që i jep shijen futbollit dhe i bën tifozët të dashurohen me këtë sport./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/caybabacer/status/1351259555901136896

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online