VIDEO/ Klas dhe spektakël për të kënaqur tifozët, Paulo Dibala bën për vete “Olimpikon”

Roma është kthyer sot në shtëpi, ku ka marrë një pritje mbresëlënëse nga tifozët e saj. Fitorja 5-0 kundër Shaktjorit të Donjetskut ishte shpërblimi i skuadrës së Murinjos për atë “Olimpiko” të mbushur cep e më cep në këtë takim miqësor. Nga minuta e parë në fushë ishte edhe Paulo Dibala. Argjentinasi ka bërë për vete stadiumin, duke marrë “standing ovation” që pa nisur ende ndeshja.

Megjithëse nuk mundi të shënonte, ish-lojtari i Juventusit tregoi se çfarë mund të bëjë me topin. Dibala shfaq klasin e tij në disa momente gjatë lojës, duke shmangur me lehtësi kundërshtarët, të cilëve nganjëherë u duhet të përdorin edhe duart për ta ndalur. Argjentinasi kërcënoi disa herë portën me gjuajtjet e tij, por pa mundur ta ndalë topin në rrjetë. Por mjafton të shohësh lëvizjet e tij për të kuptuar se spektakli në “Olimpiko” këtë sezon do të jetë i garantuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online