VIDEO/ Kjo “Vllazni gjermane” që të fut frikën, “i mërzit futbollin” Elbasanit me 8 gola në Kupë

Një emër ikonë e futbollit shqiptar si Vllaznia është duke u rikthyer me uri të madhe. Të paktën në këto ndeshje të para që janë zhvilluar mes kampionatit dhe Kupës krijohet kjo përshtypje. Mes ndryshimeve të mëdha në staf dhe trajner, atje ku iu besua drejtimi gjermanit Brdariç, edhe vetë Vllaznia ka marrë disi “natyrën gjermane”.

Nëse skuadra sheh se e mposht rivalin në çdo aspekt nuk di të ndalet në golat e shënuara, për të mos toleruar asgjë. Kjo ka ndodhur edhe në përballjen e zhvilluar në Kupë ndaj Elbasanit duke fituar në shifrat 8-0, atje ku pesë gola erdhën në pjesën e dytë. Pra duke “ia mërzitur” tërësisht futbollin rivalit që për asnjë moment nuk mund t’i përgjigjej nivelit të shkodranëve. Dilaver, Dunga, Mandiangu, Coba dhe dopieta e Imerit me Da Silvan do të përmbyllnin këtë takim për ta kaluar Vllazninë në turin tjetër dhe njëkohësisht për të rritur optimizmin. /Sport Ekspres/

Pamjet e golave nga “Shkodra Sport”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online