“Mirësevini vëllezër”/ Në ngjyrat kuqezi, shihni pritjen që i bëhet Shqipërisë U-21 në Prishtinë

Nga një vëllazërore te një tjetër! Pas miqësores së zhvilluar nga ana e Shqipërisë së Rejës kundër Kosovës së Shaland, ka ardhur momenti për një tjetër përballje. Në ditën e sotme do të luhet mes dardanëve U-21 dhe kuqezinjëve U-21 në ndeshjen e vlefshme për kualifikuese.

Matematika mban ende në lojë Kombëtaren e drejtuar nga Alban Bushi për të ëndërruar kualifikimin, megjithëse Anglia dhe Austria janë me një këmbë në turin tjetër. Një pritje e ngrohtë i është bërë futbollistëve të Shqipërisë në hotelin që janë akomoduar në qytetin e Prishtinës. “Miërsevini” vëllezër ishte parrulla e hapur dhe e veshur në ngjyrat kuqezi, me detajin që ka tërhequr shumë vëmendje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online