Nga përlotja në Shkodër e etiketimi si “tradhtar” te mbërritja në Europian, zëdhënësi i Maqedonisë: Kur vëllai…

Maqedonia e Veriut arriti suksesin e saj më të madh duke shkuar për herë të parë në Europian. Nëpërmjet formatit të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja që përmban një numër të lartë të futbollistëve shqiptarë ka arritur në kulmin e saj. Por ndryshe nga rastet e tjera me Kombëtare si Zvicra, shqiptarët mund të ndihen edhe më tepër të përfaqësuar te Maqedonia.

Kjo pasi presidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit është shqiptar, Muamed Sejdini, i cili erdhi në Shqipëri gjatë periudhës së tërmetit së bashku me Agim Ademin, atje ku në takimin me homologun Armand Duka garantuan edhe ndërtimin e tre shtëpive. Në një intervistë për “Supersport”, zëdhënësi i Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari ka treguar nëpërmjet emocioneve të mëdha arritjen e kualifikimit. Gjithashtu i mbushur me shumë pozitivitet edhe nga urimet e shqiptarëve, ndërsa dikur nuk munguan etiketimet si “tradhtar” në përballjen kundër Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur për arritjen që kemi bërë për të shkuar në Europian, ndërsa tani po na jepni edhe ju mediat më tepër hapësirë. Kam qenë së bashku me trajnerin e Maqedonisë, kanë ardhur vlerësime të pafundme dhe mesazhe nga kudo. Mes tyre më interesanti ka qenë fakti se e ka uruar vetë Luka Modriç apo trajneri i Kroacisë.

Alioski është një djalë që ato batutat e tij nuk përfundojnë kurrë. Gjithmonë krijon humor brenda grupit dhe lojtarët e tjerë i përgjigjen ndonjëherë. Kemi një grup ku ndodhen shumë lojtarë shqiptarë dhe maqedonas, por ka atmosferë shumë të mirë brenda nesh, e them vërtet këtë gjë.

Te ne funksionon në këtë mënyrë, kërkojmë lojtarët më të mirë. Nuk ka rëndësi nëse është lojtar shqiptar apo maqedonas, por kërkojmë për të mirët. Kur erdhëm në Shkodër aty u etiketuam si “tradhëtar” dhe kjo na përloti. Ndërsa tani ndihemi kaq mirë, nuk e keni idenë se çfarë ndjenje kur vëllai flet fjalë të mira pasi media në Kosovë dhe Shqipëri po shkruajnë për këtë arritje tonën. Pikërisht tani kur ne treguam vlerat tona”, ka thënë Zylbehari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online