VIDEO/ “Kjo është për ty Geraldo Bajrami”! Hakmarrja e Brojës, Southampton dhe FA CUP impresionohen: Çfarë goli

Armando Broja ka qenë spektakolar mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar hyn nga stoli në pjesën e dytë të takimit dhe menjëherë kthen situatën përmbys. Një penallti e fituar në minutën e 69 do i dërgonte shifrat në 2-1 dhe më pas një gol i mrekullueshëm vulos kualifimin e Southampton-it në FA Cup përballë West Ham-it. Një fitore kjo që vjen si “hakmarrje“ edhe për Geraldo Bajramin, i cili me ekipin e ligës së 5 rezultoi surpriza e bukur e këtij kompeticioni, por që rrugëtimi iu mbyll pikërisht nga West Ham-i.

Ndërkohë goli i Armando Brojës ka impresionuar edhe vetë klubin e Southampton-it si dhe faqen zyrtare të FA Cup. “Çfarë mënyrë për ta vulosur. Fantastike nga Armando Broja“, shkruhet në postimin e shpërndarë nga “shenjtorët“. Ndërkohë në faqen zyrtare të FA Cup shkruhet: “U firmos, u vuols, u dërgua“, bashkangjitur videos me golin e sulmuesit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online