VIDEO/ Këtu nuk është Itali! Botërorit nuk do i mungojë as Ronaldo, Maqedonia e Veriut “gjunjëzohet” në Portugali

Eliminimi i Italisë ndezi entuziasmin në Maqedoninë e Veriut, të cilët nisën të besonin në një ëndërr të pamundur. Por Portugalia i tregoi së në “Dragao” nuk ishte Itali. Fqinjët lindorë janë “gjunjëzuar” në stadiumin e Portos, ku janë mposhtur me rezultatin 2-0. Ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë për të dërguar luzitanët në Katar.

Bruno Fernandez nis festën portugeze në minutën e 32-të, kur pas një asisti të Kristiano Ronaldos arrin të mposhtë portierin Dimitrievski. Ndërkohë ishte po mesfushori i Manchester United-it ai që ndëshkoi përsëri Maqedoninë e Veriut, duke shënuar në minutën e 65. Kampionatit Botëror nuk do i mungojë Kristiano Ronaldo, i cili së bashku me Lionel Mesin mund të luajnë Botërorin e fundit të karrierës së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online