VIDEO/ Shuhet përfundimisht ëndrra për në Europian, Anglia fundos Shpresat të Bushit

Ka përfunduar me rezultatin 0-3 sfida mes Shqipërisë U21 dhe Anglisë U21. Ëndrra për një vend në Europianin 2023 është shuar përfundimisht për kuqezinjtë e vegjël, që tashmë e shohin veten në vendin e 4-t në grup. Anglia fundos Shpresat e Alban Bushit, duke i shënuar tre herë në “Elbasan Arena”.

Simoni tregon përsëri lartësinë e tij dhe në pjesën e parë e mban portën e paprekur. Por pjesa e dytë shfaq një tjetër tablo. Vetëm pak sekonda pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, Balogun thyen Simonin. Vetëm pak minuta më vonë, në të 51-tën, Jones dyfishon shifrat. Por “tre luanët” nuk do të ndaleshin me kaq, teksa Balogun vendos rezultatin përfundimtar 3-0 në minutën e 61-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online