VIDEO/ Lartësinë e Shqipërisë e vërteton miqësorja me Islandën, Spanja vë në shtetrrethim islandezët dhe i mërzit futbollin me 5 gola

Shqipëria i shkoi fare pranë një rezultati historik kundër Spanjës, e cila u vendos në minutën e 90 me anë të një supergoli nga Dani Olmo. Vendosja e ekipit të Rejës në fushë ishte gati-gati e përsosur, duke mos i lënë hapësira iberikëve. Sigurisht që qarkullimi i takoi ekipit të Luis Enrikes, por nuk munguan as rastet nga kuqezinjtë.

E nëse ka ende skeptikë që dyshojnë në paraqitjen e bërë nga Shqipëria, lartësinë e tyre e vërteton miqësorja e radhës e Spanjës. Andaluzianët i mërzisin futbollin Islandës, të cilët i mposhtin me rezultatin e thellë 5-0. Spanjollët vënë në shtetrrethim ishullorët, duke dominuar në çdo aspekt të lojës. Përqindja e mbajtjes së topit anon me 80% në favor të “furisë së kuqe”, ndërsa Islanda ka arritur të realizojë vetëm 1 goditje. E madje edhe ajo përfundoi jashtë katërkëndëshit të mbrojtur nga Unai Simon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online