Mançester Junajtid e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 kundër Fulhemit. Ndeshjen deri më tani e ka vendosur bomber uruguajan, Edinson Kavani. Sulmuesi 34-vjeçar po rezulton një blerje e goditur për “djajtë e kuq”, teksa golat nuk po i mungojnë këtë sezon.
Vetëm 15 minuta i janë dashur këtë herë për të mrekulluar të gjithë të pranishmit në “Teatrin e Ëndrrave“ me perlën e tij. Pas një kundërsulmi të nisur që nga portieri, Kavani nuk e ka menduar dy herë të godasë portën sapo vihet në zotërim të topit. Pavarësisht se distanca ishte vërtetë e largët, kjo nuk e ka ndalur uruguajanin të tundë rrjetën, duke dhuruar kështu spektakël nga gjysmëfusha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/initiation_xo/status/1394705476689047555