VIDEO/ Kastrioti merr vendin e 2 në Superiore, mund Skënderbeun dhe me golin e vitit në Superiore

0

Kastrioti po vazhdon që të marrë rezultate pozitive në elitën e futbollit shqiptar. Këtë herë krutanët kanë mundur në shifrat 1-2 Skënderbeun në transfertë. Një fitore e cila erdhi fillimisht pas golit të De Silvës, i cili përfitoi nga gabimi në mbrojtje nga ana e Qaqit. Për të vazhduar me golin e dytë që do të mbahet mend edhe si realizimi i këtij viti në Superiore.

Okebugu kishte lënë një kryevepër për minutën e 61 duke tronditur portën e korçarëve nga distanca. E pamundur për Dajsinanin që të reagonte në atë moment, duke pësuar një nga golat që do ta kujtojë për shumë gjatë si një makth. Ndërkohë ngushtimi i diferencave ka ardhur në minutat e fundit me Armah, atëherë kur shërbente vetëm për statistikë. Pas këtij triumfi Kastrioti ngjitet me meritë në vendin e dytë me 8 pikë, vetëm një më pak se Vllaznia e cila ka për të zhvilluar një ndeshje më tepër. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.