VIDEO/ Kartoni i kuq më i rrallë në Superiore dhe Adili që tradhton Vllazninë, mbyllet ndeshja me Skëndërbeun

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është mbyllur në barazimin pa gola. Një përballje pa shumë histori sa i përket rasteve të krijuara teksa që në pjesën e parë u vu re një mbrojtje hermetike nga të dy skuadrat. Për të kaluar te rasti që do të mbahet mend nga këto 90 minuta. Teksa skuadrat po largoheshin në dhomat e zhveshjes, Adili është përplasur me një lojtar të Skënderbeut dhe Memelli ka shkuar për t’i ndarë. Por mbrojtësi i Vllaznisë ka reaguar keq ndaj trajnerit të korçarëve me kapjet fizike dhe ka pasur ofendime.

Teksa ekipet u kthyen për të zhvilluar pjesën e dytë, Jorgji i tregoi Adilit kartonin e verdhë për episodin e 15 minutave të kaluara, që njëkohësisht ishte i dyti dhe duhej të linte fushën e blertë. Mbrojtësi i Vllaznisë ka vazhduar me ofendimet karshi Memellit, ndërsa duhej ndërhyrja  e personave të tjerë në fushën e blertë për të qetësuar situatën. Pas këtij ndëshkimi Vllaznia nuk kishte shumë forca reagimi dhe Skënderbeu nga ana tjetër u kënaq me pikën e marrë. /Sport Ekspres/

Skëndërbeu: Rexhepi, Bajrami, Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Vangjeli, Mara, Zhan Viktor, E.Berisha, Mensah

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Kruja, Aralica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online