VIDEO/ Kaosi i madh me penalltinë dhe rastin e paprecedent, Interi fiton mes polemikash ndaj Juventusit dhe Alegri del nga vetja

Interi arriti të fitonte ndaj Juventusit në Torino me shifrat 0-1, nëpërmjet një goli që shkaktoi shumë polemika dhe nxori Alegrin nga vetja. Një penallti u akordua për zikaltërit pasi Alvaro Morata shkeli Denzel Dumfries në zonën e rreptësisë dhe arbitri Irrati tregoi pikën e bardhë me ndihmën e VAR-it. Pastaj ka një kaos të vërtetë. Ëojciech Szczesny priti goditjen e Hakan Calhanoglu dhe më pas në vazhdim të aksionit do të tundej rrjeta, por arbitri anuloi golin e shënuar për një faull në favor të Juventusit.

Atëherë dhoma VAR rishfaqet. Rezultoi se Matthijs de Ligt ishte futur më herët në zonën e rreptësisë dhe u vendos të përsëritej penalltia. Këtë herë Calhanoglu nuk gabon. Ai godet rrjetën e Zonjës së Vjetër për avantazhin 1-0 dhe një festë të madhe për mysafirët që fitojnë në këtë mënyrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online