VIDEO/ Kanë zënë çdo cep të stadiumit! Tifozët që pushtuan “Camp Nou”-n bëjnë çmendurinë e radhës, festa e jashtëzakonshme pas golit në finale

Eintrachkt Frankfurtit është duke barazuar me rezultatin 1-1 me Rangers-in në finalen e Europa League-s. Skuadra gjermane është pranë fitimit të një trofeu europian, që aq shumë i mungon tifozëve të tyre. Këta të fundit kanë qenë një nga arsyet kryesore të mbërritjes së ekipit kaq larg. Në gjysmëfinale gjermanët pushtuan “Camp Nou“-n, të cilin e bënë të dukej si shtëpia e tyre.

Ndërkohë sot tifozët e Franfurtit kanë bërë çmendurinë e radhës. Duke mos pausr mundësinë të jenë në Seville për finalen, mbështetësit e zjarrtë të Eintracht-it po e ndjekin sfidnë nën stadiumin e tyre. “Deutsche Bank Park“ është stërmbushur nga tifozët, të cilët kanë zënë çdo cep të stadiumit dhe fushës së tij.

Përmes monitorëve ata kanë shijuar edhe golin e skuadrës së tyre, që e dërgoi sfidën në shtesa. Festa ka qenë e jashtëzakonshme pas këtij momenti, duke e bërë gjithë stadiumin të gumëzhijë nga britmat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online