“Rejës i jam mirënjohës edhe nëse nuk më zgjedh“, Seferi nuk e harron të shkuarën: Ka bërë shumë për mua

Taulant Seferi ka qenë ar.ma më e fortë e Tiranës, që me golat dhe asistet e tij e dërgoi deri te titulli kampion. Sulmuesi shqiptar ka treguar se është i një tjetër niveli dhe një aset për “Abissnet Superioren“. Ky sezon fantastik i tij pritet të shërbejë si një trampolinë e madhe për të ardhmen e tij dhe këtë e pranon vetë Taulant Seferi. Në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në “Sport News“ në “News 24”, lojtari nga Kumanova ka bërë një rrëfim të gjatë në lidhje me titullin e fituar me bardheblutë, të ardhmen, si dhe për ftesën e Kombëtares.

“Në fillim kur erdha shumë njerëz nuk besuan. Kanë thënë që Seferi bëri hapa mbrapa. Por unë kam parë punën time. Për çdo futbollist kur vjen në një ambient të ri, fillimet janë të vështira. Falenderimi i takon Zotit. Ja, e mora titullin. Siç kam thënë edhe në intervistën e parë, kam ardhur në Tiranë për të marrë titullin kampion dhe për të ikur. Por ishte më e bukur se fituam, titulli, fituam derbin dhe bëra gol kundër Partizanit. Ishte një film me fund të bukur.

Nuk na ka kanë munguar pemiot dhe bonuset nga klubi. Por e kam një bonus nëse arrij një shifër (golash). Do ta ndjek deri në fund. Shpresoj ta arrij. E keni parë edhe vetë që çunat po luajnë edhe për mua. I jam falenderues. Por në fund çfarëdo që të ndodhi, kush do shpallet golashënuesi më i mirë, nuk e lodh shumë veten. Do bëj punën time. Cfarë të ndodhë le të ndodhë.

Kur kam ardhur në fillim te Tirana kam thënë se kam ardhur të ndihmoj Tiranën, por edhe Tirana të më ndihmojë mua. Shpresoj që në qoftëse do të vijë diçka e bukur me ndihmën e Tiranës, ta realizojmë. Kampionati shqiptar është një trampolinë shumë e mirë për të bërë hapin e duhur. Shpresoj që ta bëj. Halili vendosi çmimin prej 1.5 milionë eurosh? Presidenti e tha mirë sepse shohim lojtarë që bëjnë transferime me shifra gjigante, kështu që kampionati shqiptar meriton të ketë shifra kaq të mëdha. Nuk është aq i dobët sa mendojnë njerëzit. Patjetër që duhet ti rritet vlera dhe marketing kampionatit. E rrit kjo shifër presionin? Presion jo, por nëse do të vijë një ofertë, presidenti ëhtë shumë mirëkuptues. Ka dëshirë për të bashkëpunuar me lojtarët, kështu që do të ulemi të bisedojmë.

Dëshirë konkrete nuk mund ta them, por hapi im i radhës është që të iki në një ekip që të kem shumë minuta. Të mos bëj një hap shumë të madh dhe të mos jetë i mirë për mua. Kështu që do e mendoj mirë. Nëqoftëse vjen para Europës diçka e mirë, përse të mos bëhet. Por nëse jo, do të jem këtu në Europë, sepse është reklamë shumë e mirë për klubin dhe për futbollistin. Mund ta tregoj edhe atje veten.

Cdo futbollist ka dëshirë të jetë pjesë e Kombëtares. Me shumë dëshirë e pres ftesën. Lojtarët i zgjedh trajneri. Edhe po të mos më zgjedhi nuk do jem kundër. Prapë do i jem mirënjohës, sepse trajneri më ka marrë edhe kur kam pasur minutazh me Jang Bojsin. Ma ka dhënë besimin. Sa herë më ka humbur besimin, Edi Reja ma ka kthyer besimin. Më ka futur edhe nga fillimi. Ka bërë shumë për mua. Edhe po të mos ftojë tani do të jem shumë mirëkuptues.

Për çfarë çmimi do ikja te Partizani? Ne jemi profesionist, por këtu në Shqipëri nuk besoj se do të luaja me ndonjë ekip tjetër përpos Tiranës. Partizani është një klub i madh, por Tirana është diçka më e veçantë se të gjithë ekipet këtu në Shqipëri. Tirana është emër i madh, është histori. Kur kam ardhur, ka pasur pak probleme Tirana. Kam pasur telefonata edhe nga Partizani, por u kam thënë: ‘Jo. Do i rri besnik Tiranës, sepse u kam dhënë fjalën’. Kështu që ju qëndrova besnik dhe ka qenë hapi i duhur“, ka deklaruar Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online