VIDEO/ Kampioni i botës uron shqiptarët dhe nuk lihet veçmas ikona që u harrua nga shteti ynë: Ky sukses edhe për Ilir Sulin!

Briken Calja ka qenë njeriu që ka bërë krenar të gjithë shqiptarët pasi është shpallur kampion i botës në peshëngritje. Rezultat mbreslënës nga ana e Caljas, ka bërë që të ketë një organizim festiv për mbylljen e vitit të suksesshëm së bashku me presidentin Elez Gjoza. Një detaj i bukur nga kjo drekë festive ishte edhe pjesëmarrja e Ilir Sulit, ikonës së peshëngritjes që rrëmbeu sërish zemrat e shqiptarëve, këtë herë jo për sukseset e dikurshme, por për të vërtetën e hidhur: “Ikni nga Shqipëria”.

I harruar nga shteti, por jo nga sportistët. Për këtë arsye Briken Calja ka pasur urim të veçantë për të. “Do të doja t’ju uroja të gjithëve së bashku, një vit sa më të mbarë. Ky urim vjen sipasojë edhe të njerëzve që kanë lënë historinë, për Ilir Sulin, një nga sportistët më të mëdhenj që ka pasur peshëngritja. Natyrisht shkon një falënderim pasi historia bën pjesën e saj. Ky sukses vjen nga një menaxhim dhe bashkim i të gjithëve ne. Ky sukses është për të gjithë ne”, tha Calja.

Nga ana tjetër, Gjoza është shprehur: “Për Ilir Sulin, një djalë që ka bërë historinë në peshëngritje. Jo gjithçka është medalja, është kontributi. Në fund fare kemi marrë edhe medalje të shumta. Ju që flisni kaq të thjeshtë, që jeni kaq të thjeshtë, transmetoni dashuri për njëri-tjetrin”, tha Gjoza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online