Zeniti i Shën Petersburgut është shpallur ditën e djeshme kampion i Rusisë. Gjithsesi, ajo që ka bërë më së shumti përshtypje është mënyra se si e festuan dhe se si e morën vesh lajmin në ekipin rus.
Në ndeshjen e luajtur në orën 15:30, Zeniti ngeci në trasnfertën e Ahmat Groznit në barazim 1-1, duke shkuar në kuotën e 58 pikëve. Rivali direkt, Lokomotiva e Moskës luantë në orën 18:00 ndaj Arsenal Tulas dhe një fitore e këtyrë të fundit e shpallte kampion Zenitin.
Lokomotiva u mposht me shifrat 2-0 dhe diferenca e nëntë pikëve, kur kanë mbetur edhe tri javë kampionat është e pamundur të rikuperohet, pasi Zeniti ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte.
Lajmin për humbjen e rivalëve dhe shpalljen kampion, stafi dhe lojtarët e Zenitit e mësuan ndërkohë që po ktheheshin me avion në Shën Petersburg. Diçka mjaft e veçantë dhe që ndodh rrallë. Të shpallesh kampion, ndërkohë që po fluturon…