VIDEO/ Kallaku bën ç’të dojë në zonë dhe shënon tripletë, Teuta fiton si në tenis ndaj Luftëtarit

Teuta ka marrë tre piëkt e radhës ditën e sotme dhe pas triumfit ndaj Tiranës, Luftëtari ishte një kockë e lehtë për të. Për të parë golin e parë të takimit duhet të prisnim 51 minuta, atëherë kur Hebaj do të zhbllokonte shifrat e takimit, por edhe vetveten, teksa ishte i pari gol me fanellën e Teutës në Superiore. E që nga ai moment golat nuk do të ndaleshin. Luftëtari tentoi të zgjohej dhe t’i tregonte bregdetarëve se nuk do të ishte e lehtë përballë tyre duke gjetur barazimin pak minuta më vonë falë Haxhit.

Por ëndrra e bluzinjve do të zgjaste vetëm 4 minuta, kur Kallaku do kthente sërish baraspeshën për të tijët. Një ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për talentin shqiptar, që do të tundte rrjetën edhe dy herë të tjera, në minutën e 72 nga pika e bardhë e penalltisë dhe dy mintua para përfundimit të kohës së rregullt, ku bën ç’të dojë në zonën kundërshtare. Ndërkohë edhe Avdyli do të kishte emrin e tij në listën e golashënuesëve.

Një fitore tenistike kjo për Teutën, që në shifrat 1-5 shkatërron Luftëtarin. Skuadra e Novit vazhdon kështu të mos gjejë paqe në mbrojte, duke qenë e disata herë që humbet me goleada në pak ndeshje të zhvilluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Isufi, Duka, B.Lika Brahilka, Qato, Puci, Celhaj, G.Lika, Oshafi.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Arapi, Hoxha, Todorovski, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Kallaku, L.Vila, Hebaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online