Kategoria e Parë, Renditjet/ Dinamo zgjohet 10 minutat e fundit dhe shënon 3 herë, te Apolonia vendos supergoli nga goditja e dënimit(VIDEO)

Sot janë luajtur edhe takimet e Kategorisë së Parë. Në fazën Play off të grupit A Kastrioti mposht me shifrat minimale Besëlidhjen, duke hedhur një hap të sigurt drejt ngjitjes në Superiore. Ndëkohë në grupin B, Apolonia qendron në krye, teksa ka mposhtur Pogradecin falë një super goli nga goditja e dënimit në shtesën e pjesë së parë.

Ndeshja tjetër nuk ka pasur surpriza dhe Lushnja ka mposhtur 2-0 ekipin e Besës. Ndërkohë e veçanta vjen nga Dinamo. Kryeqytetasit kanë gjetur fitoren dhe e kanë arritur me shifrat e thella 0-3 në transfertën me Veleçikun. Dinamo është zgjuar në minutën e 80 të takimit, për të tundur 3 herë rrjetën kundërshtare në 10 minutat e mbetura të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Play off, Kategoria e Parë A

Kastrioti – Besëlidhja 1-0 | Cela 48′

Erzeni – Korabi 0-1 | Topalli 59′

Play off, Kategoria e Parë B

Pogradeci – Apolonia 0-1 | Ymeraj 45‘-1

Lushnja – Besa 2-0 | Sulkja 35’, Pepa 43’

Play out, Kategoria e Parë A

Tërbuni – Burreli 2-1 | Fejzaj 20’, Hyseni 42’ / Zhivanaj 87′

Veleçiku – Dinamo 0-3 | Hysa 80′, 90′, Celiku 85′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online