VIDEO/ Kaleb Ekuban është klas i vërtetë! Leksion futbolli në Turqi, Muriqi largohet nga fusha para kohe

Nga Klaudio Ndreca

Në Turqi janë duke u zhvilluar edhe takimet e parafundit të kampionatit me rrugëtimin që tashmë i ka mësuar fatet e këtij sezoni. Trabzonspori është duke fituar në shifrat 3-1 ndaj Konyaspor, por i ka larë duart me titullin kampion.

Në realizimin e parë të kësaj skuadre ishte Ekuban që tregon edhe njëherë klasin e tij. Sulmuesi që më herët ka qenë pjesë e Superiores ka dhuruar një pasim fantastik për Sorloth me të jashtmen, ndërsa ky i fundit e ka shtuar edhe më tepër magjinë me parabolën. Nga ana tjetër është Beshiktashi që po fiton në shifrat 2-0 ndaj Fenerbaçes. Por vendasve ia ka bërë më të lehtë fitoren Vedat Muriqi që ka dalë me të kuq që në minutën e 25 pas një ndërhyrje tërësisht të gabuar ndaj kundërshtarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *