Të gjithë folën për largimin e tij, por Milan rinovon me lojtarin kryesor të skuadrës

Alesio Romanjoli ishte një nga lojtarët që u përfol për një largim të sigurtë nga Milani, për shkak se financat e klubit ishin mjaft të dobëta. Ekipi i interesuar për të blerë qendër mbrojtësin ishte Atletiko Madrid, që ishte gati të shpenzontë një shifër të konsiderueshme për të “rrëmbyer” lojtarin në Spanjë. Megjithatë duket se Milani bën “rrokadën” dhe pritet të rinovojë me kapitenin 25 vjeçar.

“CalcioMercatto” ka zbuluar se klubi kuqezi do të pranojë një rritje të pagës vjetore, duke i ofuar kështu një shifër për më shumë se 3.5 milionë euro, që është edhe paga sezonale e Romanjolit. Alesio duket se është mjaft i kënaqur me qëndrimin tek Milani, pasi në këtë klub u rrit profesionalisht dhe ka një lidhje të veçantë me tifozët.

Afirmimi i Kjaer në qendrën e mbrojtjes është një siguri më shumë për kapitenin dhe duke qenë se tashmë Milani është duke kaluar një periudhë e shkëlqyer, krijimi i një projekti të ri duke mbajtur lojtarët më të mirë është zgjidhja më optimale për të krijuar një ekip konkurrent në Itali dhe në Evropë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online