VIDEO/ Asisti i Elseid Hysajt është i fundit që diskutohet, Politano vjen me golin si në “Play Station”

Nga Klaudio Ndreca

Napoli ka arritur që të fitojë me dramë ndaj Udinezes në shifrat 2-1.  De Paul do të surprizonte vendasit për të gjetur golin e parë të takimit në minutën e 22. Por ekipi i Gatuzos nuk mund t’i humbte nga duart një tjetër fitore pas ndalesës së fundit ndaj Bolonjës.

Milik arriti një rekord për Napolin teksa është lojtari që ka shënuar më shpejtë për këtë skuadër në Seria A. Vetëm 37 sekonda i janë nevojitur këtij sulmuesi që u aktivizua në fushën e blertë në minutën e 31. Po brenda së njëjtës minutë do të shënonte një gol të bukur falë pasimit të Ruiz.

Për të kaluar te goli i fitores që ka ardhur në minutat e shtesës. Elseid Hysaj ka luajtur edhe njëherë tjetër titullar me Napolin, ku pas pasimeve të bukura që gjejnë protagonist mbrojtësin shqiptar, topi mbërrin te Politano. Si një goditje e komanduar me “Play Station”, topi përfundon në rrjetë dhe portieri nuk mund të bënte asgjë për ta evituar. Në statistika kemi një asist të dhënë nga Hysaj në këtë përballje, por sigurisht që është i fundit që diskutohet përpara realizimit të Poltanos apo edhe rekordit të Milik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online