Vladimir Coufal ka shtyrë trajnerin e Shqipërisë, Rejën, për ta rrëzuar në tokë në pjesën e dytë. Po e njëjta situatë që përsëritet ashtu si edhe në miqësoren kundër Uellsit, me stafin e Kombëtares që ishte i irrituar dhe i doli në mbrojtje italianit.
Megjithëse përsëritja e pamjeve filmike tregoi qartësisht se duart u vendosën në mënyrë të qëllimshme për të rrëzuar Rejën, Coufal ka vendosur që të kërkojë falje në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi futbollisti i Ëest Ham shkruan: “Edhe njëherë tjetër dua t’i kërkoj falje trajnerit të Shqipërisë, Edoardo Reja, e pash në momentin e fundit dhe nuk mund ta ndalja lëvizjen time”. /Sport Ekspres/
One more I would like to say sorry Albania’s boss Edoardo Reja I saw him in last moment and can’t stop my movement @FSHForg ??
— Vladimír Coufal (@Coufi5) June 8, 2021