“Nuk jemi Anglia e nuk kemi Ronaldon”, Cikalleshi i kundërvihet skeptikëve: Dua që të jemi të gjithë bashkë si në Euro 2016

Shqipëria ka humbur me rezultatin 3-1 përballë Republikës Çeke. Mbrojtja këtë mbrëmje ka qenë larg asaj pathyeshmërie të pak ditëve më parë kundër Uellsit, duke lënë hapësira pas për kundërshtarët. Ndërkohë sulmi këtë herë jep sinjale shprese, teksa kuqezinjtë shfaqen më rrezikshëm përpara. Cikalleshi realizon një supergol nga distanca, por kaq nuk mjafton për të marrë një rezultat pozitiv. Në fund të takimit protagonsitët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Cikalleshi: “Normalisht unë jam në fushë sa herë trajneri ma kërkon. Që nga dita e parë jam munduar të bëj më të mirën time si brenda edhe jashtë fushe. E tregova edhe sot. Sa herë kam qenë në kombëtare nuk kam menduar asnjëherë për veten time, por për fanellën kuqezi dhe për tifozët kuqezi. Kështu do të vazhdojë. Besoj që trajneri tashmë është më i qartë se si duhet të paraqitemi në ndeshjet e shtatorit. Shënuam një gol por mund të shënonim edhe më shumë. Nuk dua të flas për arbitra, por goli i tretë duhej anuluar sespe ishte faull.

Për të gjithë ata skeptikë që flasin për sulmin e Kombëtares dua që të jemi si në Euro2016 që të jemi të gjithë bashkë, jo për të na treguar shumë gjëra që mund të krijojnë edhe disbalancë në ekip. Ne nuk mund ta ndajmë ekipin në kjo është mbrojtja apo ky është sulmi dhe kur luan mirë mbrojtja nuk luan mirë sulmi apo kur luan mirë sulmi nuk luan mirë. Ne nuk jemi as Anglia e as Italia. Nuk kemi Kristiano Ronaldon, nuk kemi Serxho Ramosin, jemi këtë që jemi dhe do të dëshiroja shumë të ishim të gjithë bashkë. Për momentin nuk jemi dhe për këtë duhet të jemi koshientë të gjithë. Gjithsesi do vazhdojmë të bëjmë punën tonë si kemi bërë. Sokoli do ta bëjë, jam i sigurt edhe çunat e tjerë. Kush do të na shohi mirë e falenderojmë, kush do të na shohi keq prapë e falenderojmë”.

Reja: “Nuk ka ndryshuar shumë vendosja taktike. Ishim pak të lodhur. Në këtë periudhë në fund të sezonit nuk mund të japësh 100%. Më vjen keq që humbëm me rezutlatin 3-1, nuk e meritonim atë humbje. Mbase 2-1 mund të ishte më e pranueshme. Patëm edhe ne rastet tona, por ndodhi ai episodi kur arbitri dha atë vendim në favor të çekëve. Nuk dua të merrem me arbitrimin. Disa gjëra pozitive po vijnë dalëngadalë. Për impenjimin i jap skuadrës notën 10. Kam marrë sinjale pozitive. Në planin e lojës dhamë diçka më të mirë sot. Duhet të përmirësohemi në pasimet finale. U përpoqëm të kishim më shumë zotërim topi. Në një pjesë të lojës ia dolëm, por bënë edhe disa gabime.

Kemi bërë një ndeshje të mirë. Rezultati mund të ishte më ndryshe. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për faktin se u përballëm me dy skuadra shumë të forta. Një herë u rrëzova në Tiranë, herën e dytë në Uells dhe tani hera e tretë. Shpresoj të ketë përfunduar. Dikush e ka me mua. Jam rezistent”.

Bare: “Kemi folur shumë gjatë për pjesën e sulmit dhe jemi stërvitur gjatë për të. Sot pothuajse bënë gjënë e duhur. Sulmuam por rezltati mungoi. Këto ishin thjesht miqësore dhe ne provuam skemat dhe lojtarët për ndeshjet e shtatorit. Është normale të ketë zënka. Asnjë nga ne nuk dëshiron të humbë si në miqësore ashtu edhe në kualifikuese. Duhet të vazhdojmë me një ritëm më të lartë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online