Kupa e Botës ka rrëmbyer gjithë skenën, por futbolli vazhdon të luhet edhe jashtë Katarit. Armando Sadiku ka qenë prezent në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Mirandesit. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa goli i vetëm për Kartagjenën u shënua nga Armando Sadiku.
Sulmuesi shqiptar gjendej në vendin e duhur në zonën kundërshtare dhe i mjaftoi një zgjatje e këmbës për ta shtyrë topin në rrjetë. Megjithatë kronometri po numëronte minutën e 94-t dhe koha nuk premtonte për një tjetër gol. Sadiku shkon në kuotën e 6 golave në listën e golashënuesve në La Liga 2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/