VIDEO/ Pak leksion qytetarie në Botërorin e mbërthyer nga kritikat dhe morali, japonezët janë sinonimi i kulturës së sjelljes

Ende pa nisur, Kupa e Botës u mbërthye nga kritikat dhe morali. Katari ishte një kandidaturë që nuk pëlqehej aspak nga bota perëndimore, megjithatë paratë arritën të triumfonin. Botërori ka nisur, por këtë herë me rregulla si asnjëherë më parë. Politikat e brendshme në Katar kanë lënë të pakënaqur vendet perëndimore. Të qenurit kundër komunitetit LGBT, ndalimi i alkolit dhe shfrytëzimi i punëtorëve kanë bërë që mbi Katarin të vërshojnë kritikat.

Por në këtë kohë morali dhe kritikash ka pasur vend për pak leksione qytetarie. Tifozët japonezë vërtetëojnë se janë sinonim i kulturës dhe sjelljes shembullore. Pas përfundimit të ndeshjes hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit, tifozët nga Japonia kanë pastruar rrëmujën dhe plehrat që ekuadorianët dhe tifozët e Katarit kanë lënë pas. Nuk ishte ndeshja e skuadrës së tyre, por kjo nuk i pengon të tregojnë një sjellje shembullore. Fundja qytetaria nuk tregohet vetëm kur luan ekipi i zemrës, por në çdo rast./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online