VIDEO/ Ka fund të lumtur në “ferrin” hungarez! Gjermania kualifikohet mes dramës, në Portugali-Francë fiton paqja

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy takimet e fundit të atij që u cilësua si grupi i “ferrit”. Në Portugali-Francë mbizotëron paqja, teksa ekipet e mbyllin në barazim 2-2. Ishin tre penallti ato që vendosën ndeshjen, ku dy u përkthyen në gol nga Ronaldo, ndërsa një nga Karim Benzema. Sulmuesi francez rikthehet përsëri te goli me “gjelat” dhe këtë e bën me një dopietë mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë emocionet e vërteta kanë qenë të përqendruara në Mynih, atje ku Gjermania ka përjetuar “ferrin” hungarez. Këta të fundit ishin surpriza më e bukur e këtij Europiani. Pas atij barazimi me Francën, qëllimi për Hungarinë sot ishte kualifikimi, të cilët i shkuan fare pranë.

Që në minutën e 11 shokojnë “pancerat“ me golin e shënuar nga Szalai, duke i treguar kundërshtarëve se do të kalonin një mbrëmje të vështirë nën shiun e Mynihut. Havertz barazon rezultatin në pjesën e dytë, por pa festuar mirë është Schafer që bën befasinë dhe i dërgon shifrat në 1-2 në favor të Hungarisë.

Megjithatë mentaliteti gjerman e do që fjala dorëzim të mos ekzistojë deri në fund dhe kështu ndodh. Leon Goretzka bën heroin në minutën e 84-t, kur përshëndet rrjetën e rivalëve dhe sjell një fund të lumtur në gjithë këtë dramë. Gjermanët marrin kështu një kualifikim mes vuajtjesh, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë. Franca përfundon si e para në grupin F, ndërsa Portugalia siguron një biletë si një ndër Kombëtaret e vendeve të treta më të mira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Gjermani-Hungari 2-2 Havertz 66′, Goretzka 84’/ Szalai 11’, Schafer 68′

https://twitter.com/GarraSportsMx/status/1407798020025065476

 

LIVE, Portugali-Francë 2-2 Ronaldo (p.) 30’, 60′ (p.)/ Benzema (p.) 45’+2’, 47′

https://twitter.com/nuetei112/status/1407791783405404160

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online