Falë golave kundër Francës! Shqipëria do të mbahet mend në histori, “kundërshtari i hidhur” i Ronaldos

Kur Kristiano Ronaldo shënon, gjithmonë flitet për rekorde të thyera. Puna e këtij lojtari ka sjellë frytet e saj dhe realizimet janë një numër që njohin vetëm rritje, duke u shkruar në histori. Për të thënë rivalët se kujt i ka shënuar ky lojtar do na duhej që të rreshtonim të gjitha Kombëtaret. Por e veçanta me portugezin është lista më e reduktuar e rivalëve që ka luajtur ndaj tyre dhe nuk ka arritur të shënojë.

Flitet gjithmonë për Kombëtaret, ndërsa Ronaldo nuk kishte shënuar asnjë gol të vetëm kundër Francës me 6 përballjet e zhvilluara. Atëherë, nga kush kryesohet kjo listë? Tashmë është Shqipëria renditet e para si “rivali i hidhur” për Kristiano Ronaldon që nuk na ka shënuar në 4 ndeshjet e luajtura kundër nesh. Nëse statistika do të vazhdojë e tillë deri në mbylljen e karrierës së portugezit, kur të flitet për statistikat e tij, herë pas here njerëzit do të bëhen kurioz edhe për rivalët që i kanë rezistuar këtij ylli. Në një listë kryeson edhe Shqipëria…. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online