Teuta-Beitar 1-0, Krasniqi 6′, Hebaj 86′
Ka festë në Durrës ditën e sotme. Teuta ia ka dalë me sukses në përballjen e parë europiane. Bregdetarët kanë mundur me shifrat 2-0 skuadrën e Beitarit të Jeruzalemit. Kështu durrsakët përparojnë në turin e dytë kualifikues të Europa League. Ndeshja u hap që shumë herët, teksa ai gol i Krasniqit në minutën e 6 të takimit kaloi në epërsi skuadrën shqiptare.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut e nisi në mënyrë perfekte aventurën e re te Teuta, duke dhënë një dorë të madhe në kualifikimin më tej. Ndërsa në minutën e 86 ishte Rubin Hebaj ai që hedh knock out izraelitët dhe vulos shifrat përfundimtare. Një sukses i madh ky për fituesen e Kupës së Shqipërisë, që përpos eksperiencës europiane mbush edhe arkat me këtë fitore./Halit Delibashi-Sport Ekspre/