“Do vjedh nga Reina”, Strakosha për emocionet e Championsit: Magjike të dëgjosh atë muzikë, kemi vite që flasim për të

Lazio ka bërë një arritje historike sezonin që lamë pas, duke siguruar më në fund një vend në më të mirët e Europës. Skuadra ka nisur nga përgatitjet për të mos qenë thjesht turit në kompeticionin më prestigjoz për klube, ndërsa grupit i është shtuar edhe portieri Reina. Një eksperiencë e gjerë e spanjollit nga e cila Strakosha ka shumë për të mësuar.

Këtë ka ndërmend të bëjë edhe gardiani shqiptar, që në një intervistë për Lazio Style Channel ka deklaruar se do përpiqet të vjedhë sa më shumë nga Reina. Ndërkohë nuk fsheh as emocionet për Champions League, që është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë Lazion.

“Po punojmë mirë edhe pse nuk është e njëjta gjë pa tifozët. Çdo vit ne përmirësohemi dhe rrisim stekën e objektivave. Që në seancën e parë stërvitore i kam parë shokët e skuadrës të motivuar dhe gati. Kemi disa kohë që luajmë me të njëjtin grup. Kjo na ka ndihmuar. Kemi besimin e trajnerit dhe e kemi parë këtë në fushë vitin e shkuar“.

Reina – “Ai mund të japë shumë në dhomën e zhveshjes me karakterin e tij. Jam i lumtur ta kem këtu. Do vjedh ndonjë gjë me sy nga ai dhe do përpiqem të mësij sa më shumë prej tij në stërvitje. Do të jetë e rëndësishme të kesh një lojtar me eksperiencë si ai në grup”.

Champions League – “Do të jetë një ëndërr të luash aty. Të dëgjosh atë muzikë do të jetë magjike. Kemi folur për këtë në skuadër për vite me radhë dhe duam të përjetojmë emocionet që vetëm ky kompeticion mund të japë. Do na duhet të përshtatemi mirë me ofensivën dhe futbollin dinamik të Champions League. Pa dyshim që do të jemi gati”, ka thënë Thomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online