“Fitore për Durrësin, lavdi për lojtarët”/ Martini pas kualifikimit: Dëgjoja ulërima nga ballkonet

Teuta ia ka dalë me sukses në përballjen e parë europiane. Bregdetarët kanë mundur me shifrat 2-0 skuadrën e Beitarit të Jeruzalemit. Kështu durrsakët përparojnë në turin e dytë kualifikues të Europa League. Ndeshja u hap që shumë herët, teksa ai gol i Krasniqit në minutën e 6 të takimit kaloi në epërsi skuadrën shqiptare. Ndërsa në minutën e 86 ishte Rubin Hebaj ai që hedh knock out izraelitët dhe vulos shifrat përfundimtare. Pas përfundimit të takimit ka thënë fjalët e tij për “RTSH Sport” edhe trajneri Edi Martini

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e dinim forcën e kundërshtarit. E nisëm ashtu siç e dëshironim, duke shënuar për të bërë nervoz kundërshtarin. Hebaj dhe Krasniqi shënuan? Janë njëri më i mirë se tjetri. Ndihmuan shumë edhe fazën tonë mbrojtëse. Një vlerësim për të gjithë lojtarët, shpirti i garës dhe sakrifica është për t’u përgëzuar.

Këto ndeshje nuk luhen, por fitohen. Kjo është ndeshje e rëndësishme për ne, për arkat e klubit dhe është lavdi për lojtarët tanë. Kjo fitore është për Durrësin, edhe pse stadiumi është bosh dëgjoja ulërimat nga ballkonet afër stadumit te golat tonë. Le ta gëzojmë këtë ditë. Superkupa me Tiranën? Nuk është prioritet”, ka thënë Martini./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online