VIDEO/ Ka 10 vite pa luajtur futboll! Henry i jep leksione yjeve të Belgjikës, goditja perfekte mrekullon Lukakun e De Bruyne-n

Thiery Henry vendosi të heqë dorë nga futbolli  i luajtur 10 vite më parë, por pavarësisht viteve klasi vazhdon të mbetet në këmbët e tij. Ish-sulmuesi francez është në rolin e ndihmës trajnerit në Kombëtaren e Belgjikës, ku ditën e sotme ka dhënë leksione për yjet e kësaj skuadre.

Megjithëse De Bruyne e Lukaku janë specialistë kur vjen situata për të shënjestruar portën, sërish Henry i tregon se kanë ende për të mësuar. Ish-lojtari francez realizon një gjuajtje perfekte nga seanca e sotme stërvitore, duke e ndalur topin në trekëndësh e duke mrekulluar kështu Lukakun dhe Kevin De Bruyne, të cilët nuk e fshehin faktin se sa të impresionuar mbetën nga ai ekzekutim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online